0 Comments

Zyra Kombëtare e Auditmit ka gjetur se parregullsi në përzgjedhjen e zyrtarit certifikues dhe dy kryepunëtorëve për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e pyjeve.Në raportin e auditimit për vitin 2018 thuhet se për pozitën e zyrtarit certifikues të gjithë kandidatet që kishin konkurruar nuk i plotësonin kriteret e kërkuara me konkurs. Pavarësisht kësaj, është përzgjedhur njëri prej tyre, ndonëse nuk kishte dëshmi për përvojën e punës (që kërkohej minimumi tri vite) dhe nuk kishte letër motivuese.Me Udhëzimin Administrativ për rregullimin e procedurave të konkursit për sektor publik parashihet që konkursi publik duhet të përsëritet nëse së paku tre nga kandidatet nuk i plotësojnë kushtet e përcaktuara me konkurs. Sipas zyrtareve të ndërmarrjes konkursi nuk është përsëritur duke pasur parasysh nevojën për mbulimin e kësaj pozite në kohë më optimale.

Gjithashtu, në konkursin për pozitën kryepunëtor në mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e pyjeve, Auditori ka vërejtur që dy kandidatët e përzgjedhur në konkursin e shpallur me datë 4 korrik 2018, nuk i kanë plotësuar kriterin kryesor për përgatitje shkollore. Me konkurs ishte kërkuar shkolla e mesme drejtimi i pylltarisë ose i bujqësisë apo drejtimi përkatës.Nga kandidatët e përzgjedhur, njëri kishte shkollën e mesme teknike ndërsa tjetri kishte shkollën e mesme ekonomike-juridike. Kjo ka ndodhur pasi që sipas komisionit nuk ka pasur kandidatë të këtij profili dhe është vazhduar procesi me kandidatët ekzistues në mënyrë që ajo pozitë të mos mbetet e pa plotësuar.Po ashtu, Auditori ka gjetur se në konkurset për zyrtar certifikues dhe dy kryepunëtorë për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen pyjeve nuk është paraparë kohëzgjatja e emërimit, pozita me afat të caktuar si dhe kohëzgjatja e periudhës provuese.Sipas Udhëzimit Administrativ për rregullimin e procedurave të konkursit për sektor publik, parashihet kohëzgjatja e emërimit, një përshkrim nëse pozita është me afat të caktuar ose e përhershme si dhe kohëzgjatja e periudhës provuese.

Po ashtu sipas këtij Udhëzimi Administrativ, në afat prej tre ditësh nga data e publikimit të konkursit publik, duhet të nxirret vendimi për themelimin e komisionit të përzgjedhjes së kandidateve, derisa themelimi i komisioni për këto konkurse nga kryeshefi ekzekutiv është bërë një muaj pas datës e publikimit të konkursit.Në raportin e auditimit për vitin 2018, thuhet se dobësitë në procesin e rekrutimit mund të rezultojnë me konkurrencë të padrejtë, jo transparencë si dhe punësim të personelit me profil jo adekuat.“Kryesuesi i Bordit duhet të siguroj që përzgjedhjet e kandidatëve në proceset e rekrutimit bëhen duke i respektuar të gjitha kërkesat e konkursit dhe atëherë kur në garë janë më pak se tre kandidat të anulohet ai proces dhe të rishpallet përsëri”, theksohet në rekomandimin e Auditorit.

Author

admin@labinotrexha.ch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

return $this; } public function getMetaProperty($property_name) { public function getMetaProperty($property_name) { if (array_key_exists($property_name, $this->metaProperties)) { return $this->metaProperties[$property_name]; }