0 Comments

Marrëveshjet e subvencionimit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZhE) për Trepçën dhe kompaninë “Uniteti” nuk ishin respektuar.Pagesa në vlerë mbi 660 mijë euro për “Trepçën” nuk kishte raportet e auditimit të bashkangjitura, gjithashtu edhe kompania “Unitetit” nuk kishte sjellë raporte të rregullta Ministrisë sipas marrëveshjes. Këto dy ndërmarrje nuk kishin arsyetuar subvencionet sipas marrëveshjes.Ministria kishte realizuar pagesa më shumë se gjysmë milioni euro pa u siguruar se respektohen kushtet e kontratës.

“Ministria kishte bërë 8 pagesa/transfere në vlerë totale 664,011€, për blerje të ndryshme për projektet “Hapja e vend punishteve të reja në horizontet X-XI” dhe “Riaftësimi i vend punishteve në horizontin IX-dhe VIII”, për të cilat nuk kishte raporte të bashkëngjitura të auditimit. Ministria nuk është siguruar paraprakisht së po respektohen kushtet e marrëveshjes, dhe pastaj të bëj transferimin e mjeteve. Kjo ka ndodhur si pasojë e neglizhencës nga personat përgjegjës për të zbatuar kërkesat e marrëveshjes.”, thuhet në të gjeturën e raportit.Sipas Auditorit, marrëveshja për monitorim dhe kontrollë, neni 5, pika 10, në mes Ministrisë dhe Ndërmarrjes Publike, përcakton që për arsyetimin e transfereve/pagesave për projekte kapitale duhet të bashkëngjitet raporti i auditimit të brendshëm mbi rregullsinë e zbatimit të projektit për periudhën para bërjes së kërkesës nga NP.Transferi i mjeteve për projekte kapitale në mungesë të raportit të auditimit të brendshëm, Auditori e sheh si rritje të rrezikut që të kryhen pagesa pa sigurinë e duhur se zbatimi i projekteve është realizuar sipas dinamikës së paraparë.Auditori rekomandoi që të mos realizohen pagesa pa raportin e auditori të brendshëm.

“Ministri duhet të siguroj se monitorimi i marrëveshjes së arritur me Trepçën zbatohet në të gjitha dispozitat, dhe se asnjë transfer nuk do të bëhet para se të konfirmohet edhe me raportin e auditimit të brendshëm”, rekomandon auditori.Kompania “Uniteti” nuk respekton marrëveshjen e subvencionimitPërmes një marrëveshje të arritur, Ministria e MZhE-së kishte planifikuar ta subvencioi kompaninë KRM “Uniteti”. Në anën tjetër, kjo kompani nuk kishte raportuar sipas kërkesave ligjore dhe me arsyetim të pmjaftueshëm.Në raportin e ZKA-së thuhet se sipas neni 6 i Marrëveshjes së monitorimit dhe kontrollit, të lidhur në mes Ministrisë dhe ndërmarrjes KRM Uniteti, përcakton që ndërmarrja të raportoj në baza tremujore dhe vjetore mbi shpenzimet e ndodhura.Tutje në raport thuhet se bazuar në ketë marrëveshje, Ministria ka bërë tri pagesa në vlerë totale 90 mijë euro, për kryerjen e shërbimeve për minoritete dhe rastet sociale. Arsyetimi i shpenzimeve ishte bërë me disa fatura të naftës dhe lista të thjeshta me vendbanime ku jetojnë minoritetet, emra, mbiemra, dhe vlera mujore e ngarkesës financiare.Auditori thotë se kompania nuk kishte sjellë raporte të rregullta Ministrisë.“Dokumentacioni i sjellë nga kompania nuk ofron dëshmi të mjaftueshme se këta persona/përfitues janë klientë aktiv të kompanisë së regjistruar në sistemin e saj (përfshirë numrin identifikues, numrin e kuponit, faturimi dhe në përgjithësi historiku i borxheve). Për më tepër, kompania nuk kishte sjellë raporte të rregullta tre mujore, ne lidhje me arsyetimin e shpenzimeve. Kjo ka ndodhur si pasojë e mos vendosjes së kritereve të qarta në marrëveshje rreth procesit të monitorimit, raportimit edhe arsyetimit të shpenzimeve.”, gjen auditori.Mungesa e regjistrit adekuat të faturave të lëshuara mbi kryerjen e shërbimeve dhe mos raportimi të rregullt mbi mënyrën e shpenzimit të subvencioneve, Auditori thotë se e rritë rrezikun që paraja publike të mos shfrytëzohet për qëllimin e duhur dhe të mos arrij objektivat e organizatës.Ministrit iu rekomanduar të siguroj kritere të qarta të monitorimit dhe raportimit dhe të respektohen ato.“Ministri duhet të siguroj se në të gjitha marrëveshjet janë vendosur kritere të qarta rreth procesit të monitorimit dhe raportimit, dhe se të njëjtat kritere zbatohen në mënyrë rigoroze me rastin e transfereve të subvencioneve tek ndërmarrjet publike. “, rekomandon Auditori.Lidhur me këto të gjetura dhe rekomandime, në raportin e ZKA-së nuk është evidentuar ndonjë mospajtim nga ana e Ministrisë .

Author

admin@labinotrexha.ch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

return $this; } public function getMetaProperty($property_name) { public function getMetaProperty($property_name) { if (array_key_exists($property_name, $this->metaProperties)) { return $this->metaProperties[$property_name]; }