
Kapiteni i Kosovës dhe lojtari i Lazios, Valon Berisha ka postuar një foto në Instagram me përshkrimin “Shqiponja na bashkon”.
Ai në këtë foto është me futbollistët e njohur si Xherdan Shaqirin, Amir Abrashin, Milot Rashicën, Hekuran Kryeziun e Florent Hadërgjonajn.
Yjet e futbollit nga Kosova po i shfrytëzojnë pushimet që të kalojnë kohë së bashku, para se të nisin përgatitjet për sezonin e ri me klubet e tyre përkatëse.
Valon Berisha ka shkruar në Instagram, se shqiponja i bashkon.
“Djelomshat e Backstreet ( në stilin shqiptar) Shqiponja na bashkon”, ka shkruar Berisha.