0 Comments

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, shpreson që të gjitha elementet e marrëveshjes për koalicion qeverisës, do të sqarohen dhe zgjidhen para datës 26 dhjetor.

“Realisht, do të jetë e panatyrshme që për një pozicion të vonohet arritja e marrëveshjes. LDK-ja ka nevojë të bisedojë edhe më tutje dhe të arsyetojë qëndrimin lidhur me zgjedhjen e presidentit”, u shpreh Haziri për Evropa e lirë.

Të dy partitë, nuk kanë saktësuar se kur mund të ketë një takim të ardhshëm të liderëve të tyre, me synimin për të arritur një marrëveshje për koalicion qeverisës.

Konstituimi i Kuvendit pritet të ndodhë më 26 dhjetor, por në rast se nuk do të ketë një marrëveshje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk përjashtohet mundësia që ky konstituim të shtyhet deri në finalizimin e një marrëveshjeje për koalicion qeverisës.

Author

admin@labinotrexha.ch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

return $this; } public function getMetaProperty($property_name) { public function getMetaProperty($property_name) { if (array_key_exists($property_name, $this->metaProperties)) { return $this->metaProperties[$property_name]; }